INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largimi i “Omnix”: Manjani urdhëron hetim truallit të Lalëz

Largimi i “Omnix”: Manjani urdhëron hetim truallit të Lalëz

Publikuar më: 09:19 21-09-2016

Hetim administrativ për zonën ku ishte parashikuar të ndërtohej kompleksi në Lalëz. Urdhëri është dhënë nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, një ditë pasi shoqëria “Omnix” lajmëroj se është tërhequr përfundimisht nga investimi i saj në Shqipëri. Mësohet se urdhëri parashikon inspektimin e legjitimitetit të vendimeve të Gjykatës së Durrësit mbi këtë zonë.
Manjani ka urdhëruar mbledhjen e informacionit nga arkiva e Agjencisë së Trajtimit të Pronës. Shoqëria OMNIX u tërhoq nga investimi për shkak se presidenti i kësaj kompanie, Fad Mitri u dhunua fizikisht nga persona të cilët i kërkuan të largohej nga Shqipëria.
Mitri u largua nga shqipëria një ditë më parë, në një gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë pas largimit nga Shqipëria të presidentit të saj, kompania Omnix lajmëroj dhe tërheqjen e inestimit 450 milion dollar në vendin tonë.
“Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania për ndërtimin e një kompleksi turistik”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018. Sipas Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668