INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largimi i “Omnix” nga Lalëzi. Basha: Lajm i kombshëm

Largimi i “Omnix” nga Lalëzi. Basha: Lajm i kombshëm

Publikuar më: 15:48 20-09-2016

Kompania “Omnix” deklaroi së është tërhequr nga investimi 450 milion në Lalëz, çështje për të cilën reagoi ashpër dhe opozita nëpërmjet kryetarit Lulzim Basha. Në një dalje të posaçme për këtë çështje, Basha tha se vendi ynë humbi një shans të madh në turizëm.  Kreu i opozitës tha se largimi i kësaj kompanie nga vendi ynë është një lajm i kobshëm për ekonominë shqiptare.
Lulzim Basha:
“Ajo që pritej ndodhi. Sot kompania Omnix deklaroi se tërhiqet nga çdo investim në Shqipëri. I ikën Shqipërisë 450 milionë dollarë investim. I zhduken 1 200 vende pune. I humb një shans i madh për të pasur një investim turistik ndër më seriozët në Ballkan që do të ndikonte çdo vit për mirë në ekonominë kombëtare. Edi Rama heshti më 10 shtator kur u dhunua barbarisht investitori i huaj në mes të ditës në aksin kombëtar Rinas-Tiranë. Duke heshtur, ai u rreshtua me krimin dhe banditët. Ai heshti edhe sot pas këtij lajmi të kobshëm për ekonominë. Hesht Edi Rama sepse kështu i duhet Shqipëria, e varfër, e pa punë sepse kështu e ka më të lehtë ta sundojë me banda dhe trafikantë. Rreshtimi i kryeministrit të vendit me banda dhe trafikantë ka bërë që në Shqipëri për gjithçka të vendosë krimi. Largimi i kompanisë Omnix , është një tjetër lajm i keq për vendin tone”.

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043