Humbja me Turqinë i dha goditjen e fundit Panuccit i cili tashmë u shkarkua nga stoli i Kombëtares Kuq e Zi.
Këtë të shtunë FSHF komunikoi edhe shkarkimin e tij.
Tashmë përflitet se një tjetër Italian mund të marrë në dorë drejtimin e Kombëtares.
Bëhet fjalë për Edi Reja.
73-vjeçari italian ishte dje në shkallët e “Loro Boriçit” për të ndjekur nga afër takimin mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Reja ka një karrierë mjaft të pasur si trajner, pasi ka drejtuar skuadra si Napoli, Atalanta e Lazio.