INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largimi i rradhës! Një tjetër personazh i ikën ''Portokallisë'' për t`ju bashkuar Besit, Erion Isait dhe Kimikatit! [FOTO]

Largimi i rradhës! Një tjetër personazh i ikën ''Portokallisë'' për t`ju bashkuar Besit, Erion Isait dhe Kimikatit! [FOTO]

Publikuar më: 19:48 05-09-2018

Fotoja e Bes Kallakut me Erion Isait dhe Olsi Bylykut në studion e “E Diela Shqiptare”, duke biseduar me Ardit Gjebrean dhe Aleksandër Frangajn, bëri bujë të madhe para pak ditësh. Pas kësaj fotoje, nisën menjëherë thashethemet se ndoshta treshen e aktorëve do ta shikonim në emisionin “E Diela Shqiptare”.

Olsi Bylyku, i njohur nga publiku shqiptar si “Kimikati” ka treguar në një prononcim për intv.al se bashkë me Erionin dhe Besin do të realizojnë emisionin e tyre në spektaklin “E diela shqiptare”, ku do të kenë një minutazh kohor prej 1 ore. Tre aktorët do sjellin skena të ndryshme gazmore, stand up-e, do të imitojnë personazhet e njohur komikë që kanë bërë gjatë gjithë viteve dhe sigurisht nuk do mungojnë të ftuarit e tyre.

E siç duket një tjetër personazh është larguar nga Portokalli dhe bëhet fjalë për skenaristin Vangjel Kozma. Prej vitesh ka shkruar tekstet e aktorëve të “Portakallisë” dhe nga programi hit i së dielës është larguar për një program tjetër të së dielës.

Burime pranë “RevistaWho.Com” kanë zbuluar se Kozma do të zhvendoset në “Klan” në segmentin “Be Caffe”. Siç është mësuar “Be Caffe” do të jetë pjesë e emisionit “E diela Shqiptare” dhe do të drejtohet nga ish-aktorët e “Portokalli”, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku.

koma.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768