INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largimi i turistëve po forcon euron, ja me sa u këmbye sot

Largimi i turistëve po forcon euron, ja me sa u këmbye sot

Publikuar më: 16:24 28-08-2018

Largimi i emigrantëve ka nisur të ndikojë dhe në kursin e këmbimit valutr në tregun vendas.

Ditën e sotme një euro është këmbyer me 125.84 duke shënuar kështu të pestën ditë radhazi që euro fiton pikë ndaj lekut, edhe pse me diferenca të vogla.

Ky është niveli më i lartë i muajit të fundit.

Sipas ekspertëve të tregut ky vlerësimin i euros ndaj lekut është si pasojë e efekteve sezonale, ku me largimin e emigrantëve, euro rimerr veten në tregun vendas.

Ndërsa për sa i përket dollarit, ajo vijon që të humbasë pikë përkundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot në nivelin e 107.62 lekëve, rreth 0.59 pikë më pak se një ditë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549