E shtuna në “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi solli në shtëpinë e fundjavës gazetaren e njohur Rudina Xhunga. Shkëputja e saj nga ekrani, largimi nga Vizion Plus dhe fokusimi i saj në median online u bë pjesë e bisedës, me doza të larta sinqeriteti. Ermali i drejtohet Rudinës duke i thënë se nëse ‘Shqip’ ja doli përballë ‘Top Story’ mund t’ja dilte edhe ‘Dritare’ përballë ‘Real Story’, duke iu referuar zërave se ardhja e Ballës në Vizion ishtë shkak i largimit të saj.
“Të jem e sinqertë, raportin me Ballën nuk e kam pasur kurrë problematik. Unë nuk jam njëri problematik, nuk krijoj probleme. Njerëzit kanë problemet e tyre, thjeshtë i transmetojnë, i transformojnë. Unë do ja dal pavarësisht burrë a grua qoftë” – tha Rudina.
Ardhja e Ballës sillte në ekran dy programe aktualiteti, ishte kjo arsyeja e largimit? Rudina i tregon Ermalit se kudo që shkon do të bëj gjëra të mira, i vë zemrën, shpirtin, ndaj nuk do t’ja dij për asnjëri. Ajo tregon se ‘dielli’ i saj tani është media online.
“Unë jam mjaftueshmërisht Rudina Xhunga. Nuk dua t’ja di kush është Sokol Balla, s’kam dashur t’ja di kush është Blendi Fevziu’’– shtoi ajo.
Çfarë i ka thënë gazetares së njohur, në lidhje me suksesin e saj i ndjeri Dritan Hoxha? Cili televizion i mungon? Zbuloni keto e më shumë të tjera pas minutës se 7-të në intervistën e plotë më Rudina Xhunga.