INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largimi nga “Portokalli” i Erion Isait, “Kënga Magjike” apo dikush tjetër? [Video]

Largimi nga “Portokalli” i Erion Isait, “Kënga Magjike” apo dikush tjetër? [Video]

Publikuar më: 17:16 14-10-2017

Aktori i njohur Erion Isai ishte i ftuar në programin “Një kat më lart” nga Ermal Peçi. Erioni ishte një surprizë teksa të dielën e fundit u shfaq krahë Bes Kallakut, si bashkëprezantues i Kënga Magjike.

Ai tregoi se ftesen nga Gjebrea e mori në dasmen e Besit dhe se arsyeja e largimit të tij nga “Portokalli” nuk është eventi muzikor. Por përse ndodhi kjo shkëputje pas 10 vitesh ? Erioni nis shpjegimin e tij duke thëne se “ Në një pastiçëri nuk i intereson askujt sa me nerva ka qene kuzhinieri kur ka gatuar por sesi ai ka gatuar”.  Mjafton kaq të nënkuptosh emrin e regjisorit shumë te komentuar këto javë Altin Basha, edhe pse Isai nuk e përmend drejtpërdrejtë. Ai thekson se eshte fatkeqësi që për disa vendime personale, aktorët e “Portokalli” të mos lejohen të zhvillojne aktivitete të tjera përveç shoë-it të humorit. Në “Një kat më lart” Erioni tregon se është fatkeqesi që aktoret e programit të mos lejohen të prekin skenat e teatrit apo eksperienca të ngjashme.

Ndiqni bisedën e plotë me Erion Isai në “Një kat më lart”.

FOTO_BRENA_1.png

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824