INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohen shirat? Surprizon moti për Festat e Nëntorit, zbuloni si do jenë temperaturat nesër dhe ditët në vijim!

Largohen shirat? Surprizon moti për Festat e Nëntorit, zbuloni si do jenë temperaturat nesër dhe ditët në vijim!

Publikuar më: 19:18 27-11-2018

Ditët e festave të Nëntorit do të jenë të favorshme si ditë pushimi, pasi reshjet e shiut do t’i lënë vendin kthjellimeve. Mesditën e së mërkurës situata do të ndryshojë. Thuajse në të gjithë territorin e vendit, do të ketë më së shumti mot të kthjellët.

Por në ditët e fundit të Nëntorit parashikohet edhe një rënie e konsiderueshme e temperaturave, të cilat në zonat malore do të arrijnë vlerat minimale deri -3 apo -4 gradë, ndërsa në vendet e ulëta dhe në bregdet temperaturat do të variojnë nga 3-6 gradë ato minimale dhe deri në 17 gradë ato maksimale.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por me vranësira të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që mëngjesi të ulet deri -1 °C dhe mesdita të arrije deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det krijohet dallgëzim 2 ballë

Article Logic
Execution time: 0.0020217895507812