INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohen shirat? Surprizon moti, zbuloni si do jenë temperaturat nesër dhe ditët në vijim!

Largohen shirat? Surprizon moti, zbuloni si do jenë temperaturat nesër dhe ditët në vijim!

Publikuar më: 19:11 25-11-2018

Këto ditë të fundit të muajit nëntor duket se po na përgatisin për të hyrë zyrtarisht në stinën e ftohtë të dimrit. Gjatë së dielës, temperaturat kanë zbritur nën zero dhe në zonat malore pritet të fillojnë reshjet e borës.

Për ata që festat do t’i kalojnë në Shqipëri, mund të shijojnë bukurinë e borës në zonat malore, të hënën dhe të martën. Ndërsa për të gjithë ata që kanë vendosur të kalojnë festat e nëntorit në Tiranë apo zonat bregdetare, ka një lajm të mirë, pasi pritet një mot me kthjellime, por i ftohtë.

Ata që ditët e pushimit të festave, e që për administratën janë jo pak, por plot 5 ditë, nëse duan t’i drejtohen zonës juglindore, kryesisht Korçës, duhet të përgatiten për temperatura të ftohta, por jo për dëborë.

Ndërkohë që nesër, vranësirat dhe shirat mbeten prezente në të gjithë vendin më të dendura në veri dhe zonat Qendrore të Shqipërisë.P or reshje dëbore do të ketë në zonat malore, kryesisht në verilindje. Parashikohet që pasditja të sjell pauzë të shirave dhe dëborës për t’u rikthyer serish ne orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie te lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4 deri 20 °C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447