INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohet Albin Kurti, zgjidhet kryeministri i ri i Kosovës! [FOTO]

Largohet Albin Kurti, zgjidhet kryeministri i ri i Kosovës! [FOTO]

Publikuar më: 13:30 03-06-2020

Me 61 vota pro dhe 24 kundër, kuvendi i Kosovës miratoi qeverinë e Avdullah Hotit. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk mori pjesë në votim, ndërkohë që Vetëvendosja gjithashtu bojkotoi seancën e sotme.

Gjatë gjithë seancës ku kryeministri i ardhshëm shpalosi objektivat e qeverisë së tij, aktivistë dhe mbështetës të lëvizjes Vetëvendosje protestonin jashtë Kuvendit kundër Avdullah Hotit, duke thirrur emrin e Albin Kurtit.

“S’do ta lejojmë ketë qeveri të hajnave, duam zgjedhje”, tha njëri ndër organizatorët e protestës së sotme.

Qeveria Hoti do të ketë 16 ministra, 7 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 4 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 2 nga NISMA dhe 3 nga pakicat.

I pyetur për gatishmërinë e tij për të drejtuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, përkundër faktit që në zgjedhjet e vitit të kaluar mori rreth 26 mijë vota, ose 150 mijë më pak se Vjosa Osmani, e cila garoi për kryeministre nga radhët e LDK-së, Hoti tha se ai ka mandatin e partisë që ka mbi 200 mijë vota.

“Unë kam marrë mandatin nga LDK që i ka mbi 200 mijë vota, unë përfaqësoj LDK-në. Normalisht me partnerët e koalicionit do të jem kryeministër për gjithë qytetarët e Kosovës.

Por te çështja e dialogut do të përfshijmë një konsensus të gjerë të përfshira gjitha forcat politike. Me mekanizma kushtetues, institucional duke njoftuar rolin e kuvendit dhe të presidentit, por duke marrë barrën e qeverisjes”, u shpreh ai.

hoti-8892.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832