INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohet Arbana Osmani nga Top Channel për këtë kusht?! Postimi i Xhemi Shehut që i bëri ''lëmsh'' të gjithë, ja çfarë u vendos! [FOTO]

Largohet Arbana Osmani nga Top Channel për këtë kusht?! Postimi i Xhemi Shehut që i bëri ''lëmsh'' të gjithë, ja çfarë u vendos! [FOTO]

Publikuar më: 09:13 06-03-2019

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e djeshme sipas të cilit Arbana Osmani është larguar nga televizioni ku ka punuar prej shumë vitesh. Sipas Newsbomb.al, moderatorja e njohur ka braktisur kanalin televiziv dhe ka lënë në mes edhe transmetimin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” pas një sherri me drejtorin e televizionit.

E ndërkohë që të gjithë ishin konfuzë lidhur me këtë lajm, një postim i shoqes së saj të ngushtë Xhemi Shehu i bëri të gjithë lëmsh. “I fut një dorë makarona kur është robi pa punë”, shkruan ajo duke etiketuar Arbanën në foton ku shfaqen duke ngrënë makarona.

shehu.png

 

Me siguri ishte një postim me shaka ose ironik, por që "Tiranapost.al" ka zbuluar se arsyeja e konfliktit mes tyre ishte fakti që Arbana nuk kishte marrë vëmendjen dhe dedikimin e duhur si financiar, ashtu edhe teknik. Por duket se gjërat mes tyre tashmë janë zgjidhur dhe Arbana do të vazhdojë të jetë pjesë e televizionit. 

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668