INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohet Manchini, De Boer trajneri i ri i Interit

Largohet Manchini, De Boer trajneri i ri i Interit

Publikuar më: 08:13 08-08-2016

Mesa duket e ardhmja e Roberto Manchinit do të jetë larg klubit zikaltër. Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport” shkruan se shkarkimi është zyrtarizuar pak para mesnatës, ku Mançini ka firmosur një kontratë në të cilën nga shkarkimi nuk do të marrë 4,7 milionë euro por vetëm 2,5 milionë.

Vendin e teknikut italian, pritet ta zërë Frank De Boer, ish-trajneri i Ajax. Për De Boer është gati një kontratë 3-vjeçare me 1.5 milionë euro në sezon.

Ndarja e dytë e Mançinit me Interin është vërtetë e hidhur. Ndryshe nga herën e parë kur ai u largua me disa tituj të fituar, këtë radhë Mançini dështoi në të gjitha aspektet. Lojtarë që bliheshin dhe shiteshin sërish, pasi sipas trajnerit nuk i përshtateshin idetë e tij.

Ndarja e madhe mendohet se ka ndodhur gjatë verës me indonezianin Erich Tohir, i cili teksa ishte në tratativa për shitjen e Interit tek Suning, nuk i kishte komunikuar asgjë teknikut italian. Interi nën drejtimin e Mançinit zbriti në fushë në Amerikë në turneun e klubeve ku bëri një paraqitje zhgënjyese.

Pronarët kinezë i kishin dhënë besim Mançinit, por humbja e thellë 6-1 me Tottenham duke se ka rrënjosur një marrëdhënie e cila këtë vit kishte nisur me një krizë të thellë.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498