Ndeshja mes Anglisë dhe Spanjës e vlefshme për Ligën e Kombeve, për pak sa nuk u kthye tragjedi, duke qenë se u dëmtua rëndë mbrojtësi i kombëtares angleze dhe i Manchester United, Luke Shaë.
Mbrojtësi 23-vjeçar u largua në minutën e 49-të me anë të barelave dhe u dërgua menjëherë në spital pa ndjenja. Ai u përplas gjatë një aksioni me Dani Carvahal, dhe pësoi kolaps duke u shtrirë përtokë.
Në ndihmë të tij, erdhën 10 mjekë, të cilët provuan për rreth 6 minuta që ta rikthejnë në normalitet, por më pas është nevojitur largimi i tij me maskë oksigjeni. Gjendja aktuale e Shaë është normalizuar.