Atdhe Xharavina, një prej djemve të “Përputhen”, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes. Fillimisht ai publikoi disa mesazhe kërcënuese që lidheshin me Sarën, vajzën me të cilën ai kishte dalë e ishte puthur disa herë.
Këto mesazhe i kishin ardhur nga një numër nga Dubai, ndërsa Sara mohoi kategorikisht të ketë lidhje me to. Dje u mësua se disa djem i kishin zënë prite krejt papritur, por fatmirësisht nuk ndodhi asnjë gjë.
Së fundmi është mësuar gjithashtu se disa djem kanë hyrë me forcë në lokalin e tij dhe ka shkaktuar thyerje e dëme materiale.
Ditën e sotme, ai ka bërë një reagim të papritur. Në një status në Instastory, Atdheu ka shkruar “Më thoshte Fation Kuqari. Do gjesh një qetësi të papame po nuk e besoja”.
Me këtë që ka thënë, Atdheu ka lënë të kuptohet që ka ikur nga emisioni njësoj si Fationi. Edhe ky i fundit i është përgjigjur Atdheut, ku ka shkruar: “Hahah sa vjen dhe e kuptoni që ai Fationi nuk flet kot”.
Ose me siguri ka qenë thjesht një thumb për ndonjë personazh të Përputhen, por që do e mësojmë në vazhdim.