Janë të panumërta rolet e tij, por asjnërin prej tyre se veçojmë dot si më të mirin. Polici? Atentatet? Edi Rama? Babë e bir? I mjeri rom? E kemi shumë të vështirë të zgjedhim një rol të preferuar. Por siç duket nuk do ta shohim më në ekranin e Portokallisë, të dielave, pasi aktori Florjan Binaj nuk do të jetë më pjesë e këtij spektakli.
Është blitz.al që bën me dije se Flori nuk do të jetë më pjesë e kastit të aktorëve. Arsyet nuk bëhen ende të ditura, por ajo që dimë me siguri është që personazhet e sipër përmendur të interpretuara prej tij do t’i mungojnë këtë sezon Portokallisë.