INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohet nga Top Channel?! Dojna Mema tregon momentin më të sikletshëm që ka kaluar aty: Harrova të vesh…

Largohet nga Top Channel?! Dojna Mema tregon momentin më të sikletshëm që ka kaluar aty: Harrova të vesh…

Publikuar më: 14:36 27-08-2020

Moderatorja Donja Mema, bëhet nostalgjike pas largimit nga Top-Channel. Përmes opsionit pyetje-përgjigje në “Instagram”, ajo i është përgjigjur pyetjes se kur ka qarë për herë të fundit dhe se cili ka qenë momenti më i sikletshëm në skenë.

Momenti më i sikletshëm për të ka qenë kur ka dalë në skenë me atlete sepse ka harruar të veshë takat.

“Nuk jam tip që qaj, i shpreh emocionet ndryshe. Momenti më i sikletshëm në skenë ka qënë kur bëra hapjen e e “ The Voice Kids 3” live dhe dola me atlete se harrova të vesh takat”, shprehet ajo.

Donja vazhdon të jetë tejet aktive në rrjete sociale, ku poston foto nga pushimet e saj që mesa duket kanë qënë një reflektim edhe për ndryshime të reja.

Së fundmi u komentua largimi i saj nga televizioni ku ajo u shfaq për herë të parë dhe ku u aprovua si një gazetare dhe më pas si moderatore, por ende nuk ka reaguar lidhur me kete lajm. 

118516987_3281514401942092_799181714968069932_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033948421478271