Ai është një ndër gazetarët më të njohur të showbiz-it shqiptar ka një marrdhënie shumë të mirë me vipat apo me botën rozë. Bëhet fjalë për Ervin Kurtin i cili për dy sezoni radhazi ishte pjesë e “Top Show Magazine”, por pas mbylljes së programit u tha se Ervini u largua nga “Top Channel” drejt një tjetër televizioni, por sot gazetari hodhi poshtë të gjitha thashethemet.
Në një intervistë për “Pop Culture” ai zbuloi se vazhdon të jetë pjesë e Top Channel dhe tregoi gjithashtu se shumë shpejt do ta shohim në emisionin e të dielës krah Nevina Shtyllës, Edi Manushit dhe Fjoralba Ponarit ku do të ketë një rubrikë të veçantë për showbiz-in.