Një thriller i vërtetë duket klipi i ri i The Weeknd.
Teksa artisti po bëhet gati të publikojë albumin e ri “Starboy”, po i servir fansave disa klipe. Premiera e rradhës ka qenë “False Alarm”, një singëll i publikuar mbrëmjen e djeshme me një video shumë të përgjakshme. Historia që tregohet në të flet për një grabitje në banke, mbajtjen peng të një vajze, ndërkohë që ka edhe përleshje me policinë. Shumë dhunë brenda pak minutave, shpresojmë që The Weeknd të vijë më paqësor në projektet e tjera!