INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lashtësia e Shqipërisë vërtetohet dhe me vjetërsinë e flamurit tonë

Lashtësia e Shqipërisë vërtetohet dhe me vjetërsinë e flamurit tonë

Publikuar më: 10:47 24-01-2019

Një nga faktet historike që lidhet me lashtësinë e shtet-formimi është dhe vjetërsia e flamujve kombëtarë. Por cilët janë flamujt kombëtarë më të vjetër në botë dhe si renditet flamuri kuq e zi shqiptar?!

Flamuri më i vjetër në botë është, ai i Skocisë. Ai shfaqet për herë të parë në vitin 832 pas Krishtit gjatë një beteje.
I dyti si flamuri më i vjetër renditet ai i Austrisë. Flamuri i austriakëve shfaqet për herë të parë në vitin 1230. Dizajni i këtij flamuri bazohet në stemën e dinastisë Babenberg.
Në vend të tretë renditet flamuri i Letonisë, i cili daton në vitin 1280. Për herë të parë ky flamur përmendet në një kronikë mesjetare me titull “Kronika Rhymed e Livonias”.
Në vendin e katërtë shfaqet flamuri i Danimarkës, i cili daton në vitin 1307. Ky flamur gjithashtu mban edhe një rekord në librin “Gunness” pasi shfaqet më shumë se çdo flamur tjetër në mesjetë.
Ndërsa në vendin e pestë si flamuri më i vjetër renditet flamuri ynë, i cili daton në vitin 1443.
Flamuri i parë Shqipërisë ishte më 28 Nëntor 1443, kur Skënderbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë, ngriti flamurin e tij mbi fortesën e Krujës në kundërshtim me turqit që sunduan vendin. Ndërsa më 28 nëntor 1912 kur u shpall pavarësia flamuri u njoh zyrtarisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877