Liridon Latifi do të luajë edhe dy ndeshjet me Dinamon e Zagrebit, e më pas do të ndryshojë fanellë për sezonin e ardhshëm.
Lojtari që u cilësua si më i miri i Superligës shqiptare, është thuajse zyrtarisht lojtar i Akademisë Pushkash, skuadër e cila këtë sezon që vjen, do të luajë në kategorinë e parë të kampionatit hungarez.
Sipas informacioneve ende të “papërkthyera” përfundimisht në para, mesfushori sulmues i Skënderbeut, do të shitet për 1 milion euro, tek klubi hungarez. Në bazë të marrëveshjes së arritur, klubi korcar do të mbajë edhe vlerën e 20 % të kartonit, në mënyrë që nëse lojtari rishitet pas disa vjetësh më shtrenjt, të ketë një përfitim më të madh.
Pavarësisht se ekipi korcar, ishte në fazën e konkludimit të merkatos për sezonin e ardhshëm, drejtuesve u duhet të gjejnë një tjetër lojtar cilësor për të zëvendësuar kosovarin.