Ajo është një nga femrat më seksi shqiptare.
Një multitalent si ajo, nuk mund të mos jetë në qendër të vëmëndjes edhe pse asaj vetë nuk i pelqen diçka e tillë.
E ftuar në “Lart e poshtë”, Laura Nezha ka folur jo vetëm për biznesin e saj, projektet në muzikë e teatër, por ka zbuluara edhe disa sekrete të vogla.
Pyetjes së zakonshme qe iu bëhet zakonisht personazheve femra, nëse do të pranonte të luantë një rol nudo, Laura i është përgjigjur: “Nuk e kam parë të arsyeshme dhe nuk mendoj se është zgjedhje e pershtatshme. Por ama do të bëj role që sfidoj veten dhe i radhës është në shfaqjen “ Shërbëtorja” ku unë duhet të luaj rolin e një vajze të izoluar, që ka trysni të forta madje i duhet të ndryshojë edhe drejtimin seksual”.