Së fundmi Laura Nezha, është bërë një ndër personazhet femra, më të komentuara në mediat rozë. Ajo ka mahnitur me format e saj trupore, të cilat besoj se do i dëshironte çdo femër. Por, përveç kësaj çështje, ajo që e ka vendosur artisten në qendër të vëmendjes ka qenë edhe pjesëmarrja e saj në “Kënga Magjike”.
Pavarësisht se nuk arriti të kualifikohej në natën finale kënga e saj u pëlqye shumë. Laura është ndër të paktat femra që karrierën e saj e ka ndarë në dy kahe. Në atë të muzikës dhe aktrimit. Është për tu thënë se Laura është një aktore shumë e mirë dhe e talentuar.
Përveçse e talentuar Laura është edhe një femër shumë tërheqëse. Përsa i përket pamjes së saj, Laura nuk eskperimenton shpesh. Ajo i ka qëndruar besnike ngjyrës bionde për flokët e gjatë dhe kaçurrelë.
Por në rolet e shumta që luan shpesh herë i duhet të ndërrojë pamje dhe aktorja përdor paruket.
Në imazhin e fundit që ka postuar në Instagram, Laura nuk është më bionde por i ka flokët të kuq dhe të shkurtër. Megjithëse një ndryshim drastik, prapë ajo duket më së miri.
Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme: