Mund edhe të mos e kishim menduar kurrë, por regjisori William Kaufman do sjellë më 1 dhjetor 2017 filmin e titulluar ”Lazarat”.
Filmi bën fjalë për fshatin e drogës dhe luftën ndaj policisë, situatë e ndodhur 3 vite më parë në fshatin më të njohur të Shqipërisë.
Në rol protagonist në film është aktori i mirënjohur i shumë filmave të pëlqyer, Gabriel Garko.
Filmi është i zhanrit aksion, thriller dhe në listën e IMDB janë të renditur edhe disa aktorë shqiptarë si Salsano Rrapi e Besart Kallaku në role dytësore.
Na mbetet veç të presim datën kur filmi të dalë në kinema në mënyrë që të shohim pasqyrimin e Lazaratit në sytë e të huajve.