INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Lazer spiun” i tokës. Shpikja që do zbulojë “armiqtë” e planetit [Video]

Publikuar më: 15:43 17-01-2017

Ideja e një lazeri që mund të kthehejë atmosferën e Tokës në një xham zmadhues gjigand mund të tingëllojë si fantashkencë. Por inxhinierët thonë se kjo mund të bëhet realitet brenda 50 viteve të ardhshme. BAE Sistems ka dalë me idenë e krijimit të një lazeri që krijon strukturat në atmosferën e Tokës, të ngjashme me pasqyrimet e lenteve. Kjo mund të ndihmojë atë për të spiunuar armiqtë si dhe të veprojë duke formuar një "mburojë reflektor 'për të mbrojtur avionin nga sulmet e armikut. Firma e ka quajtur sistemin Lente me Lazer të Zhvilluar Atmosferik. BAE Sistems thotë se kjo mund të krijohet rreth vitit 2067. Sistemi punon duke stimuluar fenomene natyrale dhe duke e ndryshuar përkohësisht atmosferën e Tokës brenda një strukture lenteje. Ky ndryshim ndihmon në devijimin e rrugës se valëve elektromagnetike, si drita apo sinjalet e radios. Përkohësisht sistemi do të përdoret ne një rajon të vogël të atmosferës. Strukturat përfshijnë pasqyra dhe lente qelqi dhe të gjitha mund të përsëriten duke përdorur atmosferën jonizuese.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275