INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lazio 'blindon' xhevahirët e vet, kontrata deri në vitin 2023

Lazio 'blindon' xhevahirët e vet, kontrata deri në vitin 2023

Publikuar më: 18:05 01-10-2018

Lazio blindon zyrtarisht dy “xhevahirët” e saj. Klubi bardhekaltër njoftoi se Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile kanë rinovuar kontratat respektive deri më 30 qershor të vitit 2023.

Si për mesfushorin serb, ashtu edhe për sulmuesin italian, ka patur rritje të ndjeshme të pagës. Secili prej tyre do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset, një shifër rekord në epokën “Lotito”.

Presidenti i Lazios kërkon me këtë lëvizje të japë një mesazh të qartë për të gjitha skuadrat që dëshironin shërbimet e tyre. Sigurisht nuk përjashtohet mundësia që të Milonkovic-Savic të shitet në një të ardhme të afërt, por vetëm nëse plotësohet kërkesa e presidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104