Ka përfunduar ndeshja e ccmendur mes Juventus dhe Lazios, e vlefshme për Supërkupën e Italisë, ku nuk munguan emocionet deri në fund të ndeshjes.
Në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit italian Lazio fiton 3-2 ndaj Juves, ku golat në minutat e fundit ishin bukuria e kësaj sfide.
Në minutën e 31-të Lazio fiton një 11-metërsh. Immobile përballë Buffon nuk gabon dhe kalon bardhekaltrit në avantazh.
Immobile përsëri në pjesën e dytë trondit Juven. Sulmuesi i Lazios realizon golin e dytë në të 54’, duke dërguar ekipin e tij fare pranë trofeut.
Megjithatë Juventus nuk dorëzohet. Në minutën e 85-të shënon Dybala, duke rihapur ndeshjen.
Kampionët e tregojnë veten, duke arritur të barazojnë në minutën e 90-të me yllin argjentinas Dybala, i cili gjuan saktë nga pika e bardhë.
Por nuk mbarojnë me kaq emocionet. Lazio përsëri gjen golin në minutat shtesë. Murgia (90+3’) bën mrekullinë, duke i dhënë bardhekaltërve trofeun e Superkupës së Italisë.