Lacio ka arritur të fitojë me rezultatin 4-2, një ndeshje të nisur mirë, por të komplikuar vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë. Djordjevic dhe Hoedt shënuan në minutat 20 dhe 31 për kryeqytetasit, që humbën edhe një 11-metërsh me Anderson në minutën e 28-te . Në fundin e pjesës së parë Genoa realizoi dy herë me Pinillan dhe Pandev.
Në pjesën e dyte Lazio pas shumë përpjekjesh u kthye në avantazh në të 70-ën me golin e Milinkovic ndërsa Imobile në të 75-ën realizoi golin e qetësisë me një goditje të kalibruar në hyrje të zonës.
Në çerekfinale Lacio do të gjejë përballë Interin e Stefano Piolit, ish-trajner i kryeqytetasve gjatë viteve 2014-2016.
Kualifikimi do të vendoset nga një përballje e vetme e cila do të zhvillohet në San Siro më datë 01 shkurt.