Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, e ka konfirmuar shitjen e Felipe Andersonit tek Manchester United. Sky Sports transmeton se Felipe Anderson do t’i bashkohet Manchester Unitedit nga sezoni i ardhshëm.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Presidenti i Lazios, Claudio Lotito. “E kam transferuar Andersonin për 8 milionë Euro dhe e shita për 60 milionë Euro. Sezonin tjetër do t’i bashkohet Manchester United”, u shpreh ai.
Gjithsesi, për momentin mediat italiane janë shprehur dyshuese për shifrën e lartë, pasi gjatë sezonit të fundit, sulmuesi ka shfaqur rënie të dukshme rendimenti dhe transferimi i tij në Angli për 60 milionë Euro do të ishte një bast i rrezikshëm për Manchetsre United. Një tjetër pengesë është edhe çështja e trajnerit pasi nëse konfirmohet emri i Mourinhos, ai nuk ka asnjë dëshirë të afrojë në skuadër lojtarë për të cilët nuk ka dhënë pëlqimin e tij. Aktualisht, Felipe Anderson mbetet një objekt misterioz në Romë ku brenda pak muajsh ka humbur vendin e titullarit.