Rikthehet interesi i Lazios për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, po studion mundësinë për të transferuar në kryeqytetin italian 30-vjecarin kuqezi, që është pjesë e Këlnit në Bundesligë.
Në fakt Tare tentoi ta rrëmbente futbollistin edhe gjatë 2013-ës kur luante me Greuther Furthin, por qendërmbrojtësi preferoi në atë kohë të qëndronte në Bundesligë me Këlnin.
Mavraj ka qenë pikë kyce e mbrojtjes së Këlnit gjatë pjesës së dytë të sezoni, pasi i kthue nga një dëmtim i rëndë që e mbajti për shumë muaj jashtë fushave të blerta.
Paraqitjet e tij mbreslënëse i kanë shtyrë drejtuesit e klubiot gjerman që të këkrojnë rinovimin e kontratës, por dicka e tillë edhe nuk ka ndodhur. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Lazio, që i beson shumë eksperiencës së Mavrajt.
Gjithsesi më parë Tare duhet të mbyllë bisedimet me Marcelo Bielsan dhe vetëm pas zyrtarizimit të trajnerit argjentinas mund të vijojmë me goditjet e merkatos.