INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lazio shkon në finale / Bayerni bie pas 136 ditëve/ Atletiko e Madridit merr fitoren e 5-të radhazi [VIDEO]

Publikuar më: 14:41 05-04-2017

Në derbin e kryeqytetit, Roma ka mundur Lazion me rezultatin 3-2 por kjo nuk ka mjaftuar që fitimtarja e mbrëmjes të shkojë në finalen e Kupës së Italisë. Lacio ka kaluar në finale falë fitores në ndeshjen e parë me rezultat 2-0. Për Lacion golat i shënuan Sergej Milinkovic-Savic në minutën e 37-të dhe Ciro Imobile në minutën e 56-të. Ndërsa për Romën golat i shënuan El Shaarawy në minutën e 44-të dhe Mohamed Salah në minutën e 66-të dhe 90-të.

Në kampionatin Gjerman, Bayern Munchen ka regjistruar humbjen e dytë në Bundesligë për këtë sezon dhe të parën për vitin 2017, pasi është mundur në transfertë nga Hoffenheim në javën e 27 të kampionatit. Hofenham ka hyrë në histori duke fituar ndeshjen e parë kundër Bajern Mynih, sfidë që u vendos nga goli i Kramaric në pjesën e parë. Ndërsa Borusia Dortmund ka mposhtur Hamburgun e Mavrajt me rezultatin 3-0. Pas këtij takimi Bajern mbetet në krye me 65 pikë, 14 pikë më shumë se Hofenhajm i vendit të tretë.

Në kampionatin Spanjoll, Atletiko e Madridit ka marr fitoren e pestë më radhë në La Liga, ndaj Real Sociedadit 1:0.Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Felipe Luis. Pas kësaj fitoreje, Atletico ngritët në vendin e tretë me 61 pikë, shtatë më pak se sa Real Madrid në vendin e parë dhe pesë më pak se Barcelona në vendin e dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0020630359649658