INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lazio shuan ëndrrën e Interit për Champions

Publikuar më: 08:41 02-05-2016

Ndeshja e mbrëmjes së të dielës në Serie A ishte ajo mes Lazios dhe Interit, ku vendasit e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfuan me rezultatin 2-0.

Takimi nisi në mënyrë të shkëlqyer për vendasit, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 8 me veteranin gjerman, Miroslav Klose. Lulic dha një asist perfekt për Klosen, i cili i gjendur përballë portierit Handanovic, nuk e pati të vështirë ta dërgoi topin në rrjetë.

Më pas u zhvillua një ndeshje e barabartë. Por, në minutat e fundit, Interi e kërkoi më shumë golin. Megjithatë, në një dalje në sulm Lazio fitoi një 11-metërsh, 7 minuta para fundit të takimit. Murillo u ndëshkua me karton të kuq, pasi mori të verdhën e dytë.

Candreva mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, duke u treguar mjaft i saktë. Rezultati shkoi në 2-0 dhe tashmë nuk kishte më kohë për reagim. Tre pikët shkojnë për Lazion, ndërsa Interi tashmë edhe matematikisht është jashtë zonës Champions kur kanë mbetur vetëm dy ndeshje.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994