Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian deklaroi sot se rreth 800 mijë migrantë ishin në pritje në Libi për t’u nisur drejt Evropës.
I pyetur nga radioja franceze ”Europe 1”, fillimisht ministri tha se numri i migrantëve që ndodheshin në Libi ishte ”qindra mijëra”.
Më pas, ai shtoi se shifra 800 mijë ishte një ”shifër shumë pranë së vërtetës”.