INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lë mandatin, por jo bombat. Lu:

Lë mandatin, por jo bombat. Lu: "Qeveria dhe drejtësia kanë dështuar në kapjen e peshqve" [VIDEO]

Publikuar më: 17:23 05-07-2018
Edhe në ikje nga Shqipëria Donald Lu lëshon bombën e radhës kundër qeverisë dhe drejtësisë, pikërisht në sy të kryeministrit Rama, i cili po analizonte punën e policisë së shtetit. 
 
 ‘’Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokurorisë dhe të policisë, dështimi për të arrestuar Klement Balilin. Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet, policia dhe prokurori nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin për ta arrestuar'' ka thënë Lu. 
 
Duket se ky qëndrim i ka ‘djegur kryeministrit’, i cili zgjodhi të largojë përgjegjësinë nga qeveria e tij. 
 
''Pak më parë ky ishte drejtor, i lidhur politikisht dhe jo drejtor peshkimi, por transporti'' tha Rama.
 
Edhe pse kapja e ‘peshqve të mëdhenj’ nuk po ndodh, sërish Donald Lu këmbëngul se për të vënë drejtësi në Shqipëri, ajo duhet të fillojë pikërisht nga ‘kokat e krimit’. 
 
''Duam rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe të futen në burg'' theksoi Lu. 
 
E në mbyllje të fjalës së tij diplomati amerikan, Donald Lu lëshoi një paralajmërim të fortë. 
''Kokat e krimit duhet të kenë frikë, drejtësia për ta po vjen'' 
 
 

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334