Prestigjiozja franceze “Le Monde”, ka shkruar një artikull, ku është përfshirë edhe Shqipëria.
Në artikullin e saj “Le Monde”, e ka renditur në vendin e gjashtë Shqipërinë, mes 20 destinacioneve më të preferuara të vitit 2019.
Për këtë shkrim dhe rankim ka reaguar dhe Kryeministri Rama.
Që prej vitit 2016, “Le Monde” ka krijuar një listë prej 20 destinacionesh që nuk duhen humbur pa vizituar. Në 20 vendet përfshihen ato më ekonomiket deri tek ato më luksozet. Në listë gjithashtu merren parasysh vendet në të cilat ndodhin ngjarjet sportive apo kulturore.
MIRËMËNGJES!
dhe me këtë faqe të prestigjozes së përditshme Le Monde, e cila mes 20 destinacioneve të preferuara të vitit 2019 e sugjeron Shqipërinë si zgjedhjen e gjashtë, ju uroj një ditë të mbarë.