Prestigjozia franceze “Le Parisien” ka zbuluar disa detaje interesante se pse ylli i futbollit Neymar ka braktisur Barcelonën për të firmosur me miliarderët e PSG-së.
Sulmuesi ka disa favore më shumë nga shokët e tij të skuadrës, të cilët nga ana e tyre duket se nuk e honepsin dot.
Sipas gazetës “Neymar” ka liri totale në fushë për të lëvizur. Duhet të jetë i vetmi lojtar që nuk i kërkohet të mos bllokojë apo vrapojë pas kundërshtarëve.
Gjatë stërvitjeve janë të ndaluara ndërhyrjet e shokëve të skuadrës ndaj tij sidomos në kavilje për evituar çdo lloj dëmtimi.
Neymar mund të vendosë nëse do të jetë ai apo një tjetër që do të godasë penalltitë.
Pas rastit të sherrit me Cavani janë marrë të tjera masa drastike. Herën tjetër do të jetë Neymar që do të vendosë se çfarë do të ndodhë me penalltitë