INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Le Pen me Salvinin: Jemi kundër BE dhe pro Europës

Le Pen me Salvinin: Jemi kundër BE dhe pro Europës

Publikuar më: 12:29 08-10-2018

Pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme europiane liderja e së djathtës franceze Marine Le Pen, deputete e Parlamentit francez dhe kryetarja e forcës politke "Ressamblement" ka mbërritur sot në Romë dhe ka zhvilluar një takim pune me zëvëndëskryeminsitrin italian Matteo Salvini, liderin e partisë së djathtë italiane. Qëllimi i këtij takimi është forcimi i aleancës populiste në Europë në prag të zgjedhjeve europiane të majit 2019 duke synuar ndryshimin radikal të sistemit politik në Europë. Mediat italiane nënvizojnë forcimin e figurës së Matteo Salvinit në të djathtën europiane duke kujtuar se nëse më 2014 ishte lideri i Lidhjes i cili kërkonte aleancë politike tek La Pen, sot pas 4 vitesh skenari ka ndryshyar në favor të liderit italiane, pasi është La Pen që vjen në Romë e kërkon mbështetjen e Salvini. Përballë sindikalistëve e mediave lideri i Lidhjes Salvini duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme europiane, u shpreh se:
"Në maj të 2019 do të kemi revolucionin e buon sensit. Me La Pen na bashkojnë principet, vlerat, koherenca, krenaria dhe kërkojnë rritje ekonomike, prespektiva sociale për Europën. Së bashku me La Pen, jemi kundër Juncker e Mosocvic, që janë armiqtë e Europës të mbyllur në bukeret e Brukselit, janë armiqtë e popujve europiane e lumturisë së tyre. Pavarësisht titujve të gazetave e titujve bankar, qytetarët e japin votën për të drejtën e punës, për të drejtën e pensiont" tha ai.
Ndërsa Marine La Pen është shprehur:
"Me Salvini do të luftojmë kundër Bashkimit Europian e për të shëptuar Europën. Bashkimi Europian nuk është ndërtuar për të mirën e popullit, por të forcuar fuqinë e një klase të vogël botërore që prodhon shumë para. Bashkimi Europian, është ngritur për të mohuar popujt e qëllimi ynë është t'i kthejmë popullit fuqinë e tij" tha La Pen.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045