INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Le Pen publikon imazhe të ‘’ISIS”! E detyrojnë të kryejë teste psikiatrike...

Le Pen publikon imazhe të ‘’ISIS”! E detyrojnë të kryejë teste psikiatrike...

Publikuar më: 08:28 21-09-2018

Kryetarja e Frontit Nacional në Francë dyshohet se ka probleme mendore. Një gjykatë franceze ka urdhëruar Kreun e ekstremit të djathtë Marine Le Pen që t’i nënshtrohet testeve psikiatrike. Ky vendim lidhet hetimin që ka nisur për imazhet me përmbajtje dhune të fortë që Le Pen ka publikuar në rrjetet sociale, në lidhje me krimet e grupeve të Shtetit Islamik.

“Është për t’u shokuar, tashmë jetojmë në një regjim që ka nisur të na fusë frikën! Mendoja se kisha të drejtën e lirisë së shprehjes, por jo! Drejtësia do të më nënshtrojë në teste psikiatrie, sepse në postimet e mia në Twitter kam denoncuar horroret e ISIS-it”, ka treaguar Le Pen.
Le Pen dhe më herët në dhjetor të vitit 2015, postoi në Twitter foto ekzekutimesh makabër të kryera nga grupet e ISIS.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771