INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lë qelinë Drejtori i Tatimeve në Shkodër

Lë qelinë Drejtori i Tatimeve në Shkodër

Publikuar më: 12:02 17-06-2016

Drejtori i Tatimeve në Shkodër ka lënë qelinë, 4 ditë pas arrestimit të tij. Mësohet se Gjykata e Shkodrës liroi drejtorin e Tatimeve, Hysen Hysajn, i cili u arrestua më 13 qershor. Gjykata dha masën detyrim paraqitjeje për Hysajn, i cili u arrestua të hënën pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Drejtori dyshohet se ka kredituar në mënyrë të kundraligjshme 10 milionë lekë të reja si TVSH për një subjekt tregtar. Prokuroria e rrethit bën të ditur se administratori i kësaj kompanie është nipi i drejtorit dhe se kompania e tij kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së.
Nga ana e administratës tatimore rezulton se nuk është kryer asnjë verifikim për kërkesën e subjektit, si edhe nuk është ushtruar kontroll mbi aktivitetin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055