INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Le të bëjmë një përmbledhje: 10 trendet e modës që dominuan gjatë vitit 2018! [FOTO]

Le të bëjmë një përmbledhje: 10 trendet e modës që dominuan gjatë vitit 2018! [FOTO]

Publikuar më: 22:25 29-12-2018

2018-ta ishte i larmishëm dhe i mbushur gjatë gjithë kohës me evente dhe lajme të rëndësishme mode. Shtëpitë e mëdha të modës na kanë prezantuar tendenca të mahnitshme që na kanë rrëmbyer vëmendjen, por edhe zemrat tona. Nëse do të mund të bënim një përshkrim të shkurtër të modës gjatë 2018 me një fjali, mund te themi që në një vështrim të përgjithshëm ajo që na binte në sy ishte rikthimi i trendeve të viteve ‘60 apo dhe i viteve ‘90. Mesa duket dizenjuesit e modës kanë nostalgji për të kthyer kokën pas dhe për të na risjellë sërish në vëmëndje ato trende që kanë ekzistuar në atë periudhë.

Moda është një lojë proporcionale dhe një rreth vicioz që ripërsërit veten gjatë gjithë kohës.

Nëpërmjet këtij shkrimi, po bëjmë një përmbledhje se cilat kanë qenë trendet që kanë dominuar gjatë vitit 2018 që i kemi kudo nëpër Intsagram, dyqane por edhe tek vajzat fashioniste dhe blogere:

1. Moda e kuadrateve, njohur ndryshe si fantazia skoceze duket se është përfshirë mjaft suksesshëm në botën e modës, pasi ky print rezultoi të ishte më i pëlqyeri gjatë gjithë vitit 2018. Kemi parë kuadratat kudo: në fustane, funde, pantallona, por madje edhe në bikini. Ky print nuk ndeshet vetëm tek veshjet por edhe tek aksesorët, si këpucë, çanta, shalle, çadra etj, dhe do të mjaftonte një detaj i vetëm që ju të përqafonit këtë trend.

1.6.jpg

1.8.jpg

 


2. Nëse do të pyesim se cili ka qenë trendi që ka dominuar gjatë vitit 2018, të gjithë një zëri do të përgjigjeshim: printimet e kafshëve. Ky trend u rikthye më fuqishëm se kurrë gjatë 2018 dhe mesa duket nuk ka ndërmend të ikë në 2019.

2.4.jpg

 


3. Sfilata e Chanel na prezantoi të gjithëve me trendin e plastikës dhe transparenten si trendi më IN gjatë këtij viti. Pra në një mënyrë na dha një zgjidhje për ditët gri m shi, për t’u dukur me shumë stil në të njëjtën kohë.

3.4.jpg

 


4. Printi i luleve ishte kryefjala e modës gjatë verës së viteve 2018. Shtëpitë e modës na dëshmuan që kjo lloj tendence nuk është vetëm për sezonin e verës po edhe për dimrin e ftohtë. Me ngjyra dhe romantike, fustanet me lule ishin aleatët tona ideale gjatë 2018.

4.2.jpg

4.1.jpg

 


5. Nuancat pastel të bukura dominuam gjatë 2018 të cilat i kthyen femrës delikatesën dhe ëmbëlsinë. Këto veshje dhanë gjithashtu entuziazmin dhe pozitivitetin e duhur pasi këto ngjyra ishin shumë romantik dhe të freskëta.

5.2.jpg

5.6.png

 


6. Trendi që kemi parë shumë gjatë 2018, sidomos tek personat e njohur publik ka qenë latexi dhe për materiale të tjera të ngjashme me shkëlqim që provuan se sensualiteti ishte një motiv i garderobës femërore.

6.5.jpg

6.2.jpg

 

 

7. Një ndër trendet që pamë gjithashtu më së shumti gjatë ditëve të verës së 2018-ës, në plazh, kafe, por edhe në feed-in e Instagramit tonë ishte kashta. Kashtë tek kapelet, tek çanta, por edhe tek sandalet. Blogret dhe vajzat fashionista na treguan që ky trend nuk ishte vetëm për në plazh, por edhe për një gotë verë me miqtë në darkë.

7.1.jpg

7.2.png

 


8. Streçet e çiklistëve të viteve ’80 dh ’90 bënë namin sezonin veror. Kanë qenë motrat Kardashian që kanë qenë të parat që e rikthyen sërish këtë trend në 2018-ën. Më pas kjo tendencë është përqafuar nga të gjithë dhe ishte një nder trendet on top.

8.2.jpg

8.4.jpg

 


9. Gjatë 2018 u rikthyen në modë atlete të stilit retro ose të quajtura ndryshe “grandpa sneakers”. Këto atlete ishin super popullore dhe në modë në fillim të vitit 2000, por gjatë 2018 u rikthyen në një mënyrë më moderne, duke na thënë se ky trend ishte për çdokënd dhe për çdo stil, nga stili boho deri në atë elegant.

9.4.jpg

9.jpg

 


10. Stili mashkullor ishte dominues gjatë 2018-ës tek veshjet e femrave, të cilat theksuan bukurinë dhe nxorën në pah karakterin e fortë, madje mund të themi që është një veshje shumë praktike. Ato erdhën në një mënyrë më moderne dhe me ngjyra të forta dhe të ndezuara.

9.3.jpg

10.3.jpg

 

/intv.al/ Irini Meçe

Article Logic
Execution time: 0.004101037979126