INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Le të ndalemi një moment dhe të shohim VIDEOKLIPET më të bukura të 2019-ës deri më tani

Le të ndalemi një moment dhe të shohim VIDEOKLIPET më të bukura të 2019-ës deri më tani

Publikuar më: 13:41 12-07-2019

2019 deri më tani ka qenë një vit me shumë prurje të reja muzikore. Edhe pse na ndajnë 6 muaj për të përfunduar ky vit, deri më tani kemi parë videoklipe këngësh shumë interesante dhe që na kanë tërhequr si me magnet përgjatë ekranit të telefonit apo të kompjuterit teksa i kemi parë në YouTube.

Media më prestigjoze e muzikës në botë “Billboard” ka renditur videoklipet më të bukura deri më të tani gjatë këtij viti.

Ariana Grande me “7 rings” ka thyer rekorde shikueshmërie dhe ka qenë një ndër këngët më të komentuara. Kjo këngë nga artistja erdhi me temë ndryshe, duke folur për potencialin e saj të shpenzimeve. Ajo flet për luksin dhe shfaqet më ekstravagante dhe si repere. Kënga e regjistruar pas ndarjes nga Pete Davidson ishte inspiruar nga shoqet e saj, ku pikërisht në klip shihet se si ajo feston me to.

“Billboard” ka renditur këngën e artistes më të re në tregun muzikor në botë, Billie Eilish me “Bury a friend” duke e përshkuar si një klip shumë kontraversal. E pse në pamje të parë flet për një paralizë gjumi, “Billboard” e ka përshkruar si një metaforë e frikës nga vetmia.

Bashkëpunimi i BTS me artisten Halsey ka tërhequr vëmendjen e “Billboard”, jo vetëm nga muzika, por edhe ana vizuale e saj. Koncepti i videoklipit të “Boy with Luv” është shumë i thjeshtë dhe klipi vjen me shumë ngjyra pastel ku njerëzit shfaqen të lumtur dhe kërcejnë gjatë gjithë kohës. “Është pikërisht ajo çfarë duan njerëzit të shohin dhe të dëgjojnë nga një këngë për të marr grimcat e duhura të pozitivitetit”, ka shkruar Billboard duke shtuar se pikërisht kjo është arsyeja se pse kjo këngë në 24 orë ka rrëmbyer miliona klikime duke hyrë në këtë mënyrë në histori.

"Sucker"e Jonas Brothers që riktheu më në fund vëllezërit në tregun muzikor është pritur mjaft mirë nga fansat por edhe nga kritikët e muzikës. Që në momentin që kjo këngë është lançuar dhe deri më tani qëndron në ‘Top 10’ në “Billboard” duke treguar në këtë mënyrë suksesin e kësaj kënge. Një arsye se pse kjo këngë është përzgjedhur nga “Billboard” si një ndër këngët me klip më të veçantë në 2019 është prezenca e partnerëve të Jonas Brother në klip. Videoja përmban skenat shumëngjyrëshe dhe romantike të tre çifteve, ndërsa vëllezërit u këndojnë femrave në jetët e tyre. Videoklipi është realizuar në Angli.

Kënga “Old Town Road” që pozicionohet në vendin e 1 për momentin në ‘Hot 100’ në “Billboard” është përzgjedhur sërish nga media prestigjoze edhe si një ndër këngët me klip më interesant. Klipi i këngës është bërë mjaft i komentuar edhe për shkak të prezencës së disa artistëve si Diplo, Chris Rock dhe Rico Nasty.

Post Malone me “Wow” është një ndër klipet e përzgjedhura nga “Billboard’ e cila numëron mbi 106 milion klikime ne Youtube. “Wow” tregon se si ai po e përjeton periudhën e tij të famës dhe si ai udhëton nga një vend në tjetër. Kjo këngë ka Post Malone ka një mesazh që e ka shkruar që në hyrje të klipit: ‘Ti kurrë nuk do të gjesh kohë për asgjë, nëse ti nuk e krijon atë”.

Klipi i këngës së fundit të Taylor Swift “You Need to Calm Down’ është vlerësuar pozitivisht nga kritikët e muzikës. Një klip i cili është plot ngjyra dhe që të përcjell pzoitivitet, është një himn për tolerancën dhe mirëkuptimin dhe momenti i pajtimit me Katy-n është padyshim shembulli ideal për të përcjellë mesazhin e këngës. Pjesë e të videoklipit të këngëtares së famshme janë emrat e njohur si Ellen Degeneres.

Tove Lo është shoqja ideale sipas “Billboard”. Nëse ti e telefonon atë për t’i treguar që sapo je ndarë nga i dashuri, ajo do lerë të gjithë punët e saj për t’u gjendur pranë dhe për të biseduar me ty. Këtë Tove Lo e ka treguar edhe tek kënga e saj më e re ‘Glad he’s gone’, pra më mirë që ai ka ikur nga jeta jote.

 

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666