Klea është një ndër femrat më të komentuara në showbizin shqiptar, padyshim pamja e saj tërheqëse dhe linjat e saj elegante shpesh herë e kanë vënë në qendër të thashethemeve.
Para disa muajsh Klea, na habiti të gjithëve duke paralajmëruar se do të vinte me disa këngë të reja një edhe për të dashurin e saj, Elgit Dodën.
Këngëtarja dhe njëkohësisht aktorja, është parë duke punuar deri natën vonë me Elgitin në studio për të realizuar këngën e re cila thuajse është gati.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Klea e cila ka postuar sot një foto ku na tregon pamjen me të cilën do shfaqet në videoklipin e këngës “Bla bla bla”.
E veshur komplet me të bardha, në një sfond rozë, Klea shkruan: “Le të themi se është gati”.