Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin në rubrikën “Dikur dhe Sot”janë vendosur tre personazhet më të komentuar të ditëve të fundit. E kemi fjalën për Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit, tre protgaonistët e këngës së botërorit “Live it up”. Jeni kuriozë se si kanë qenë ata të vegjël, pra fëmijë?
Shihni fotot më poshtë:
-Will Smith, emri i tij i plotë është Willard Carroll Smith Jr. Ka qenë një fëmijë shumë lozonjar, i qeshur dhe që atëherë i lexohej në fytyrë që do bëhej dikush i rëndësishëm si në botën e kinematografisë, por edhe në atë të muzikës.
Nicky Jam ose ndryshe me emrin e tij të vërtetë Nick Rivera Caminero një këngetar shumë i njohur dhe i suksesshëm kryesisht i zhanrit regaton. Ai që kur ishte fëmijë filloi të merrej me muzikë dhe kur ishte vetëm 14 vjeç ka nxjerr albumin e tij të parë.
Nga ato 3 vajzat ne foto, Era është ajo në mes e rrethuar nga 2 motrat e saj. Një fëmijë që nuk duket se është këngëtarja sot e suksesshme. Sot Era është një këngëtare ekstravangte që me këngën ‘BonBon’ i siguroi sukses ndërkombëtar.