Kampioni i NBA amerikan Lebron Xheims ka arritur një akord me një firmë të madhe të veshjeve sportive.
Agjenti i tij Maverik Karter ka deklaruar se “kjo do të jetë kontrata më e madhe e historisë”.
Mësohet se basketbollisti i famshëm do të bëhet një ndër pak sportistët e njohur në botë që arrin një marrëveshje për afro 1 miliard dollarë.
Ylli i NBA-së është një “perandori” e vërtetë sa i takon përfitimeve nga marrëveshje që ka me kompani prodhimi në Hollivud dhe platforma të ndryshme mediatike.