Policia Italiane ka vënë në pranga 4 shqiptarë dhe ka sekuestruar një skaf dhe një motor me 125 kuaj-fuqi në San Cataldo, Leçe ku në bord kishte 277 kg kanabis. Operacioni është kryer nga Skuadra Mobile e Leçes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Shqiptar.
Të arrestuarit janë katër 4 shqiptarë, E.D, 39 vjeç, banues në Vlorë, drejtuesi i Skafit, B.S, 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali, A.M, 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali, dhe G.D, 39 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali. E.D, 29 vjeç ishte skafist ndërsa tre të tjerët e prisnin në breg.
Mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane janë shkëmbyer informacionet në kohë reale dhe po vijojnë procedurat hetimore të përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.