INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledian Memushaj: Ndeshje e vështirë por luajmë për pikë [VIDEO]

Ledian Memushaj: Ndeshje e vështirë por luajmë për pikë [VIDEO]

Publikuar më: 18:27 21-03-2017

Edhe pse të gjithë e dinë vështirësinë e kësaj ndeshje, Ledian Memushaj shprehet se ndaj Italisë do të luajmë për të marrë pikë. Mesfushori kuqezi e ka të qartë rëndësinë dhe vështirësinë e duelit me “të kaltërit”, por beson se nëse Shqipëria jep më të mirën rezultati nuk do të mungojë.

“Kemi shumë mungesa, por besoj se të gjithë ata që do të luajnë do të japin maksimumin. Është një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme për ne, por do të japim më të mirën sikundër gjithë ekipeve të tjera të mëdha. Do të japim maksimumin dhe do të kërkojmë të marrim pikë. Kur luan me ekipe të mëdha nuk ka nevojë për motovim. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe këtë e kemi të qartë. Do të kërkojmë të marrim pikë.”

Për kapitenin e Pescara-s, Spanja mbetet skuadra më e mirë e Grupit G kualifikues, ndërsa pika më e fort e Italisë lidhet me organizimin në fushë.

“Spanja apo Italia më e fort? Spanja ka më tepër kampionë dhe është më e fort. Ata kanë një organizim të ndryshëm nga Italia dhe luajnë shumë mirë futboll. Italia ndoshta nuk ka kampionët e Spanjës, por është një skuadër shumë e mirë. Më shumë duhet t’i trembemi organizimit që Ventura i jep skuadrave të tyre. Kam luajtur kundër skuadrave që ka drejtuar ky trajner dhe kanë qenë shumë mirë të organizuara.”

Sipas Memushajt, forca e Shqipërisë mbetet grupi. Kjo është edhe mënyra më e mirë për tu përballur me yjet e “të kaltërve”.

“Ndeshjet tona kur i kemi fituar ose barazuar i kemi arritur me lojën e grupit. Nuk duhet të shohim më tepër ekipin italian, por të përqendrohemi te vetja. Në dy ndeshjet e fundit nuk kemi luajtur mirë, por si në ndeshjet e kaluara. Verratti është një prej mesfushorëve më të mirë në botë. Por, për të frenuar kampionët kjo duhet bërë si ekip dhe jo një kundër një.”

Nëse fjalët e De Biasi-t se Kombëtarja luan për vendin e dytë u cilësuan një mënyrë për të mbajtur ekipin të motivuar, Memushaj nuk është i këtij mendimi. Për mesfushorin vendi i dytë mbetet objektiv në kualifikueset e Botërorit 2018.

“Janë ose vendi i parë ose vendi i dytë. Tashmë duhet të mendojmë të grumbullojmë sa më tepër pikë deri në fund dhe më pas të shohim ku do të arrijmë. Por, objektivi në kualifikuese të tilla mbetet vendi i dytë.”

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498