Ledio të Lutem, është një nga frazat që dëgjojmë të përsëritet refren në emisionin e Arian Çanit. Por kush është djali aq misterioz, i cili deri më tani ka arritur ta mbajë të fshehtë imazhin? Regjisori besnik i programit të Çanit quhet Ledio Topalli dhe ka nisur rrugëtimin me këtë program që në nisje të tij, 15 vite më parë. Ledio ka zgjedhur të ruajë një profil të ulët publik, duke u kujdesur që portretin e tij të mos e publikojë në asnjë rrjet social shkruan Bordo.al.
Por cila është familja e regjisorit të njohur?!
Ledio është i martuar me dietologen-nutricionisten Rolina Naco dhe çifti ka një vajzë.
Ndonëse regjisori Topalli është tejet diskret për të ndarë me ndjekësit e tij imazhe të familjes së tij, bashkëshortja Rolina duket se është më ‘dorëlëshur’ pasi në llogarinë e saj në instagram poston herë pas here foto me të bijën, por duke respektuar në maksimum dëshirën e të shoqit për të mos e zbuluar portretin e tij.