Ledioni dhe Sara Hoxha gëzojnë një romancë shumë të shëndetshme, romancë e cila i dha frytët e saj që me ardhjen në jetë të vogëlushit London Noor Liço.
Aq të lumtur duken në krahët e njëri-tjetrit, saqë edhe kur bëjnë shaka, sigurohen që ato shaka t’i shohin edhe ndjekësit e tyre në Instagram. Ledioni dhe Sara na tregojnë shpesh momente gjatë rritjes së djalit të tyre London Noor dhe së fundmi moderatori i njohur ka publikuar një foto në Instagram ku tregon një foto të vogëlushit me fanellën e Anglisë e cila fitoi dje ndaj Suedisë dhe shkroi: Gooo England!
Mirëpo, të gjithëve i ka tërhequr vëmendjen komenti epik që Sara i ka lënë Ledionit në foton e të birit:
"Sa mirë që mësove dhe këtë herë më mbulove celulitin me emoji."- ka shkruar Sara në foton ku Ledioni ka vënë flamurin anglez tek këmba e saj.