Janë ditë veçanërisht të lumtura për babain e ardhshëm, i cili pasi ndau me të gjithë lajmin e mirë, po shijon dhe pak ditë relaksi buzë detit.
Por gjërat nuk janë kurrë perfekte dhe këtë e vërteton vetë showman-i i njohur. Ai duket se është gjendur në dilemë për atë që duhej të vishte derisa në një moment ka vendosur të dërgojë gjithçka në djall dhe të veshë një...tapet. Kjo është pikërisht ajo që na ka lënë të kuptojmë, dhe nga çfarë shohim nga shprehja në fytyrën e tij, duket se as ai vetë nuk është i lumtur me rezultatin. Por fatmirësisht nuk është kurrë keq për “t’i vënë gishtin kokës”, të kuptosh çfarë ke bërë dhe ta kalosh me një batutë. Krahas fotos dhe paralelizimit simpatik, për ta bërë më të besueshme herën tjetër, më mirë të zgjidhte një sfond më pak të bukur dhe “dëshpërues” se kaq.