Përpos talenteve që kanë, ndonjëherë VIP-at nuk ngurojnë t’i përkushtohen edhe pasioneve jetësore që mbartin në karakterin e tyre.
Dikush një leksion kërcimi, dikush leksione për të mësuar vegla muzikore dhe kështu pasionet e fshehta marrin jetë.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi edhe moderatori i Top Channel, Ledion Liço i cili ka nisur të marrë leksione për piano tek "Akademia Hollywood" në Tiranë, dhe sipas thashethemeve ja ka marrë goxha dorën instrumentin muzikor që gjithmonë ka pasur ëndërr të mësojë, pikërisht pianon.
Personazhi i së shtunës në “Pop Culture” luajti pak nga pjesët që kishte mësuar dhe pranoi se ishte ende në fillimet e tij.
Ndoshta ende nuk e ka një piano personale në shtëpi por nëse vazhdon me ritmet e duhura fansat e Ledionit ndoshta do ta kenë luksin të ndjekin pjesë të interpretuara në instrument nga ai vetë.
Le të shpresojmë që Ledioni përveçse showman i zoti të bëhet edhe një pianist i talentuar.