Skuadra e Miriam ishte triumfuesja ne edicionin e dytë të ‘The Voice Kids Albania’, por si duket trajnerët këtë herë nuk ishin ata që Ledioni ka dashur. Moderatori i programit ka rrëfyer se ka qenë një punë e vështirë për përzgjedhjen e trajnerëve.
Si duket Ledioni në fillim kishte kundërshtuar menjëherë kur erdhi puna kur u dha propozimi për Aleksandër dhe Renis Gjokën.
“Unë thashë menjëherë ‘Jo’. Sandër Gjoka nuk ka bërë asnjëherë television, kështu që ishte e kuptueshme. Në këtë pozicion duhet të ishte një njeri që di të bëjë television. Renisi ishte më afër, por gjithashtu jashtë këtij raporti”- përfundon Ledioni.